Transmetuar më 30-09-2022, 06:29

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Në dashuri, përpiquni të qëndroni të qetë, veçanërisht nëse ju është dashur të merreni me fjalë e zënka. Në punë Jupiteri dhe Marsi janë në anën tuaj: mos e çani kokën për ziliqarët, duhet të shihni vetëm punën tuaj!

Horoskopi Paolo Fox Demi: Në dashuri, pas dy ditësh të rënda, përpiquni të ecni përpara, pa polemika. Në punë, ndryshimet po vijnë: qielli po ju buzëqesh!

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Hëna është në dizavantazh me shenjën tuaj dhe ju provokon, ndaj në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë. Në punë, nga data 10 tetor do të ketë një lajm të mirë: vazhdoni kështu!

Horoskopi për Gaforren Paolo Fox: Në dashuri ky është një muaj si të thuasj verifikues i gjërave, veçanërisht nëse keni kaluar një periudhë krize. Në punë, faza aktuale është e lodhshme: jepni shumë dhe merrni pak!

Horoskopi i Paolo Fox Luani: Dashuria triumfon: gjithçka varet nga ju, ndaj lind pyetja a doni ta vazhdoni këtë histori? Në punë, së shpejti do të ketë një shpërblim: nga ju kërkojet që të jeni më të kuptueshëm!

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox: Qielli ju buzëqesh, yjet janë në anën tuaj dhe takime të reja favorizohen. Në punë do ju duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen!

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Hëna është në anën tuaj, në dashuri ndjenjat janë pozitive. Në punë mos i nënvlerësoni projektet dhe marrëdhëniet me të lindurit në shenjën e Shigjetarit apo Luanit.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Afërdita së shpejti do të jetë në anën tuaj, brenda një muaji do të përjetoni ndjenja të bukura në dashuri. Në punë filloni nga e para: keni shumë projekte në mendje. Ditët janë të ngarkuara, por shpërblimet do të vijnë!

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Muaji shtator nisi keq për sferën sentimentale, por tashmë gjithçka është më mirë. Dhe i keni kapërcyer keqkuptimet. Në punë, po hidhni sytë tek e ardhmja: filloni të mendoni për projekte të reja!

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Në dashuri përpiquni të ruani qetësinë, polemikat nuk të çojnë askund. Në punë keni shumë angazhime dhe projekte për të përfunduar. Kujdes nga ana ekonomike, shtrëngoni rripin!

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Marsi, Dielli, Venusi dhe Jupiteri janë në anën tuaj: sfera dashurore premton veçse për mirë. Në punë, përpiquni të tregoheni diplomatik dhe të gjeni një zgjidhje!

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Afërdita nuk është më në kah të kundërt, kështu që mund të merrni frymë lirisht. Lëreni veten të kaloni në emocione të reja. Në punë Marsi është kundër: jeni pak nervoz, nëse studioni duhet të punoni më shumë! /noa.al