Transmetuar më 30-09-2022, 11:33

Lajme të reja për ndarjen mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Sipas raportimeve të “Corriere della Sera”, prezantuesja do të kishte kërkuar një “alimentacion” (kuotë për ushqimin/trajtimin) të konsiderueshëm: 20 mijë euro në muaj për veten dhe 17.500 euro për tre fëmijët e saj Cristian, Chanel dhe Isabel.

Ish-futbollisti do ta kishte refuzuar propozimin dhe do t’i kishte ofruar zero euro ish-bashkëshortes (pasi fiton shumë mirë) dhe 7 mijë euro në muaj për fëmijët. Negocimi i lodhshëm mes dy avokatëve do të kishte fund të papritur.

Duket se kërkesa e Ilary është e tepërt për Totti, duke pasur parasysh të ardhurat e saj si drejtuese e “Isola dei Famosi”, reklamave në TV dhe sponsorizimeve në Instagram. Sidoqoftë, kundërpropozimi me zero euro do të ishte marrë nga Blasi si ofendim, duke qenë se konsiderohet si palë e dëmtuar në këtë aferë.

Ndërkohë, avokati i Ilary Blasi, Alessandro Simeone, paraqiti pretendimet në emër të klientes së tij për t’i rikthyer çantat firmato, të vjedhura nga burri i saj. Bëhet fjalë për një koleksion Dior, Chanel dhe Gucci, që ish-kapiteni i Romës ia ka marrë si "peng" për orët e tij të çmuara Rolex, të cilat prezantuesja televizive ia ka rrëmbyer nga kasaforta.

Avokatët e Tottit gjithashtu ka të ngjarë të paraqesin një kërkesë të ngjashme për të rikuperuar orët e humbura.