Transmetuar më 30-09-2022, 13:25

Kavajë- Një 25-vjeçar dhe një 16 vjeçar kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Kavajë pas një sherri për motive të dobëta.

Policia bën me dije se i plagosur me mjet prerës ka mbetur shtetasi T. V., 25 vjeç, ndërsa me sende të forta shtetasi M. Sh., 16 vjeç.

Autor i dyshuar i plagosjes, sipas burimeve policore është 17-vjeçari F. S.

Dy të plagosurit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit. (noa.al/M.D)