Transmetuar më 30-09-2022, 18:18

KORÇË-Një grua në Maliq ka rrahur kunatën dhe vajzën e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për D. M., 55 vjeçe, banuese në fshatin Vloçisht, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës dhe vajzës së saj të mitur”, njofton Policia.

Denoncimi u bë nga kunata në Polici.

Rasti është nën hetim.