Transmetuar më 30-09-2022, 19:24

SHBA- Shakira duket se po përpiqet të hapë një faqe të re në jetën e saj personale, pas ndarjes së saj nga futbollisti Gerard Pique dhe pas akuzave me të cilat përballet për evazion fiskal. Kujtohet se këngëtarja kolumbiane pritet të përballet me drejtësinë, pasi sipas urdhrit të një gjyqtari spanjoll do të jetë në gjykatë për një mashtrim tatimor të dyshuar prej 14.5 milionë eurosh, ku prokurorët kanë deklaruar se ajo mund të burgoset për 8 vite.

Për momentin, raportet që qarkullojnë në internet duan që ajo të kthehet në krahët e ish-partnerit dhe avokatit të saj, Antonio De La Rua. Sipas informacioneve nga shtypi i huaj, Shakira ndoshta në mes të nevojës së saj për t’u përballur me drejtësinë, duket se i është dorëzuar avokatit që ka qenë ish-i dashuri i saj, djalit të presidentit të ndjerë të Argjentinës, Fernando De La Rua, ndërsa Pique po shijon jlidhjen e tij romantike me 22-vjeçaren Clara Kia Martit, me të cilën madje përflitet se e ka tradhtuar këngëtaren, raporton protothema.gr.

Këngëtarja duket se po përpiqet të rikthejë dashurinë që kishte vite më parë. Sipas informacioneve, të dy janë shumë pranë vendimit që të rikthehen së bashku, pasi Shakira po kërkon edhe këshilla sesi do të arrijë të përballet me drejtësinë dhe të arratiset nga burgu.

Carina Lavicillo nga emisioni i saj televiziv në Argjentinë, me titull "Socios del Espectáculo", siguroi se djali i ish-presidentit Fernando de la Rua dhe Shakira kanë zhvilluar një bisedë telefonike dhe ku konfirmohet se Antonio është i gatshëm të ndihmojë yllin kolumbian në çdo gjë që duhet.

“Mund të them se Shakira dhe Antonio de la Rua kanë qenë në kontakt sepse Shakira po kalon një moment të vështirë me burgun që po përballet për evazion fiskal", tha Carina Lavicillo.

Shakira dhe De La Rua kanë qenë në një lidhje për më shumë se 11 vite dhe ylli kolumbian i dedikoi disa nga këngët e saj, një prej tyre "Día de enero".

https://t.co/TcFU31G7Vd