Transmetuar më 30-09-2022, 20:56

Tiranë- Flakët e zjarrit përfshijnë një apartament në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Lord Bajron".

Në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të I. K., 66 vjeç ka rënë zjarr.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfik♪7set dhe policia.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.