Transmetuar më 01-10-2022, 09:19

Simone Inzaghi iu kujtoi të gjithëve karrierën e tij, sukseset e tij, origjinën e tij. Tani trajneri i Interit duhet t’i demonstrojë të gjitha këto, plus cilësitë e lojtarëve të tij, në fushë. Përballë është Roma e ish-it më të dashur që mund të ketë në “San Siro”, José Mourinho.

Kur ai kthehet në stadiumin mitik të Milanos është gjithmonë festë te zikaltrit. Synimi është ta nderojnë për atë që ka bërë me Interin, sidomos vitin e tripletës historike, por sot fitoren ta marrë skuadra zikaltër, e cila nuk ka bërë mirë në këtë fillim sezoni.

Nuk ka nevojë t’iu referohemi lavdive të tripletës, shumë më pak do të mjaftonte për ta kuptuar lidhjen shpirtërore mes “Special One” dhe Interit. Sidoqoftë, në sprovë nuk do të jetë aq ai, se sa Simone Inzaghi, stoli i të cilit ka nisur të lëkundet prej rezultateve jo të duhura.

Ndeshja kundër Romës hap dhjetë ditët e “kiametit”, në të cilat, me Sassuolon në mes, Interi do të përballet me Barcelonën në Champions. Nëse me Mou është vendimtare, sepse në Serie A marshimi do të duhet të fillojë herët a vonë, në Ligën e Kampionëve është vërtet vendimtare, sepse pikërisht me blaugrana-t do të diskutojnë zikaltrit kalimin në turin tjetër të kompeticionit (vendi i parë në grup duket i destinuar për Bayern Munich).

Pra, nëse pozicioni i Inzaghit nuk është aktualisht një çështje diskutimi real (“Në rrezik? Gjithmonë”, tha ai dje në konferencën për shtyp), sezoni i Interit po, edhe me gjithë kohën që ai do të kishte më pas në Serie A për të provuar ndryshimin.

Në momentin më krucial të sezonit, Interi duhet të bëjë pa Brozovic dhe Romelu Lukaku. Truri dhe bomberi i ekipit do të mungojë në të gjitha këto gara. Marcelo Brozovic me siguri, të paktën deri në ndeshjen ndaj Juventusit. “BigRom” për momentin, gjithashtu. Momentalisht data e kthimit është caktuar ndaj Sassuolo, për të kuptuar nëse ngadalësimi i referuar nga vetë Inzaghi hedh disa re dyshimi edhe për rikthimin e tij në “Camp Nou”.

Pa to, por Interi ka pasur pak prej tyre deri më tani, belgu ndonjëherë dhe kroati në versionin e tij më të mirë të mundshëm, rezultatet pozitive vihen në pikëpyetje. Kristjan Asllani në “regji”, në vend të kroatit, për të kuptuar nëse premtimet janë gati të bëhen realitet, qoftë edhe me gjithë përgjegjësinë e madhe që mund të mbajë mbi supe një djalë 20-vjeçar.

Dzeko dhe Correa, përpara. Trajneri i donte dhe i mbrojti edhe gjatë verës, tani iu takon atyre ta shpagojnë veten. Në rastin e argjentinasit ndoshta do të ndryshojnë për mirë.