Transmetuar më 01-10-2022, 11:00

Sulmuesi i Chelsea, Armando Broja është një nga shumë lojtarë të Chelsea që nuk pajtohen me vlerësimin e tyre në FIFA 23, pas publikimit të fundit të EA Sports.

Broja beson se shpejtësia e tij ishte vlerësuar dobët, pasi pretendon se është më i shpejtë se Raheem Sterling.

Pasi shikoi kartën e tij të re FIFA 23, Broja i tha Chilwell: "Unë jam më i shpejtë se Raheem".

Chilwell pastaj u përgjigj: "Ndoshta jeni më i shpejtë, ju e dini. Ju jeni ndoshta më i shpejti në ekip. Ata nuk të njohin ende ty, vëlla”.

Mason Mount iu dha “haberet” e reja shokëve të tij të skuadrës dhe pa Marc Cucurella, Reece James dhe Thiago Silva të vrenjtur nga vlerësimet e tyre.

Në videon e publikuar nga Chelsea, Cucurella u ankua se vlerësohet më i ngadalshëm se Jorginho, ndërsa Thiago Silva vetëm tundi kokën, pasi shikoi kartonin e tij dhe tha: "Pa respekt".