Transmetuar më 01-10-2022, 12:16

GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur në aksin Tepelenë-Gjirokastër ditën e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur prane urës se Kardhiqit, ku një mjet tip Ford është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.

Nga aksidenti kanë mbetur dy persona të lënduar, të cilët ndodheshin në mjetin Ford.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. (noa.al/M.D)