Transmetuar më 01-10-2022, 13:02

Oriana Sabatini ka një pasion të fshehtë, që i ka habitur të gjithë. Partnerja e Paulo Dybala ka rrëfyer se po studion për thanatopraksi (tanatopraxia), çka është grupi i trajtimeve estetike të trupave të pajetë përpara funeralit.

Këngëtarja e bëri këtë zbulim tronditës gjatë një interviste të fundit televizive, ku u shpreh: “Unë jam një nga ata njerëz që përgatis trupat e pajetë për varrim. E dua këtë profesion, më duket emocionuese të jem me një trup të pajetë”.

Zonja Dybala më pas shtoi: "Nuk kam ndërvepruar ende me një trup të pajetë, por do të ndodhë së shpejti, sepse kur të mbaroj teorinë duhet të praktikohem. Unë studioj për ta grimuar trupin e pajetë dhe gjithashtu për ta hapur e hequr organet".

Duket se vdekja e ka magjepsur gjithmonë Oriana, që kur ishte fëmijë: “Më pëlqen shumë mjekësia ligjore, por mendoj se është një angazhim shumë i madh, për të cilin nuk e di nëse jam gati. Prandaj zbulova pasionin për thanatopraksinë, që mund të të studiohet duke ndjekur një kurs mjaft të shkurtër”.