Transmetuar më 01-10-2022, 13:49

Itali- Drejtësia italiane ka liruar nga burgu, Ilir Rustemi Bajrin, vëlla i Safet Bajrit.

Bajri u ekstradua në muajin mars në Itali, pasi ndaj tij kishte një dënim me 5 vite e gjysmë muaj për trafikim droge dhe prostitucion.

Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës. Kërkesa për ekstradimin e tij erdhi nga Italia, pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar me 5.6 vite burg për akuzën “trafik narkotikësh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”. Familja Bajri është një nga më të njohurat në Shkodër.