Transmetuar më 01-10-2022, 14:26

Fier- Policia ka bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Shitësi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i R. K., 28 vjeç, banues në Kashisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1088 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. 28-vjeçari dyshohet se i siguronte farat narkotike, me qëllim shitjen e tyre.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. K., si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.