Transmetuar më 01-10-2022, 17:36

Karabinierët e Foggias në Itali, pranë daljes së autostradës veriore të Daunian kanë sekuestruar 40 kg kokainë të pastër me një vlerë tregtare mbi 4 milionë euro.

Lënda narkotike u konstatua në një mjet me targa gjermane e cila drejtohej nga një 40-vjeçar nga Shqipëria.

Ky i fundit u arrestua, teksa akuzohet për trafik dhe posedim të paligjshëm droge,

Droga ishte ndarë në 18 pako dhe u gjet pasi policia kontrolloi makinën e shqiptarit.