Transmetuar më 01-10-2022, 17:52

Greqi- Detaje tronditëse nga vrasja e trefishtë në Greqi. 56-vjeçari vrau me armë zjarri gruan e tij 32-vjeçare me origjinë gjermane dhe fëmijën e tyre, vetëm 1 vjeç.

Autoritetet greke kanë publikuar rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore të kryera në trupin e 32-vjeçares dhe foshnjës 11 muajshe, të cilët u vranë nga blegtori 56-vjeçar në Basenin e Kavallës.

Nga autopsia rezultoi se burri ka tentuar dy herë të vrasë veten. Nga gjuajtja e parë ai pësoi 4-5 fraktura në brinjë, duke mos qenë fatale. Më pas autori ka vendosur tytën e armës në gojë duke e qëlluar më pas veten.

Siç raportojnë mediat greke, autori ka qëlluar pas shpine nënën dhe foshnjës, vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme. në trupin e foshnjës u gjetën copëza të vogla nga saçme që përdoreshin nga gjuetarët për të vrarë zogjtë. Ajo që mbetet tronditëse është fakti se, 56-vjeçari, pasi vrau foshnjën 11 muajshe para syve të nënës së tij, ka qenë në gjendje të ndërrojë plumbat në karabinë dhe më pas ka vendosur fishekë që përdoreshin për të vrarë derra të egër. Më pas ai ka qëlluar pas shpine 32 vjeçaren, duke i çarë organet e brendshme, përfshirë zemrën, mushkëritë e mëlçinë. Trupat e gruas dhe foshnjës do të transportohen në Gjermani për varrimin e tyre, ndërsa 56-vjeçari do të varroset sot në Kavallë.