Transmetuar më 01-10-2022, 22:50

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur (SPAK) ka firmosur tre letër-porosi të tjera që përmes Ministrisë së Drejtësisë, u janë dorëzuar partnerëve, një muaj pas dorëzimit të padisë së avokatit Idajet Beqiri për kreun e Partisë së Lirisë (ish-LSI), Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi. Top Channel shkruan se kërkesa për ndihmë juridike i është dërguar Austrisë, Italisë dhe San Marinos, aty ku avokati Beqiri denoncoi se i janë nënshtruar trajtimeve estetike.

"A kanë kryer ndonjëherë ndërhyrje mjekësore apo estetike çifti Meta dhe personat e bashkëlidhur me ta që janë rrethi më i ngushtë?"- pyesin në letër-porosi prokurorët e SPAK. Ata kërkojnë po ashtu prova shkresore që vërtetojnë diçka të tillë dhe mënyrën si është kryer pagesa, në rast se ndërhyrje të tilla kanë ndodhur bëjnë me dije burimet.

SPAK e ka bashkuar kallëzimin e avokatit me atë të ish-deputetit Halit Valteri, për të cilën gjithashtu ka përcjellë letër-porosi në SHBA, meqenëse ka akuza për lobimin 700 mijë dollarësh të padeklaruar. Një letër-porosi e pestë pritet të niset drejt Qipros.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi u paditën në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nga avokati Idajet Beqiri, i cili e akuzon çiftin se kanë fshehur të ardhurat e kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për operacione plastike. Sipas tij Kryemadhi ka kryer trajtime estetike me vlere rreth 290 mijë euro në një klinikë private në San Marino “Casa di Cura Private Domus Medica”. Transferta e pagesës mban datën 4 qershor 2018 dhe ëshë paguar, sipas paditësit, nga nga një bankë offshore e shtetit të Qipros. Ndërsa Meta, sipas Beqirit, në vitin 2013-2014 ka bërë një ndëryrje kriurgjikale për t’u dobësuar në spitalin e Vjenës, por nuk ka deklaruar asnjë shpenzim për këtë fakt në deklaratat periodike të ILDKPI. Trajtime të shtrenjta estetike kanë bërë dhe fëmijët e çiftit Meta-Kryemadhi, Besari dhe Bora, ku për secilin prej tyre avokati ka paraqitur në SPAK edhe fotografi për të pasqyruar se se ka ndryshuar pamja e tyre gjatë viteve të fundit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi hetimer për Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas kallëzimit të ish-deputeti Halit Valteri. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.