Transmetuar më 02-10-2022, 10:25

Klos- Tmerr për një familje në fshatin Dom të Klosit. 5 persona të maskuar kanë hyrë në një banesë duke dhunuar nënën dhe djalin e më pas u grabisin 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.

Pre e grabitësve ka rënë familja e Përparim Lleshit. Ata kanë hyrë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, e më pas kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij. Në fund i kanë lidhur me litar.

Ndërkohë personat kanë ushtruar kontroll në banesë dhe mendohet të kenë grabitur 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.

Forca të shumta policie kanë mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për rastin e rëndë.

Krimi ka ndodhur ne orën 02.00 të mëngjesit të sotëm.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.