Transmetuar më 02-10-2022, 13:21

Historia e saj ka mbushur mediat botërore.

Refugjatja ukrainase që ka mbetur e zhgënjyer nga i dashuri britanik që e la pas 4-muajsh lidhje, ka vendosur që të kthehet në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Babai i dy fëmijëve, Tony Garnett, nga Bradfordi, i ka thënë Soffia Karkadym, se nuk kishte më asnjë shans që ata të ishin sërish një çift.

Kujtojmë se Tony la partneren e tij dhe fëmijët për 22-vjeçaren, të cilën kishte vetëm 10 ditë që e kishte njohur. Garnett së bashku me ish-partneren e pritën Sofiia në shtëpinë e tyre, për ta ndihmuar duke qenë se vendlindja e saj ishte në luftë.

E pasi kaluan 10 ditë që ajo ishte në Britaninë e Madhe, Tony vendosi që të transferohej me Sofiia-n në një tjetër shtëpi, pasi thanë se ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

E teksa po planifikonin që të martoheshin dhe të krijonin një familje së bashku, gjërat morën një tjetër rrjedhë. Madje gjërat kanë shkuar aq larg sa 22-vjeçarja ka përfunduar edhe në prangat policisë.

Kjo për shkak të një sherri që kanë bërë dhe ajo ka qenë në gjendje të dehur. Sipas Tony-t, ajo ka përplasur një thikë kuzhine në një mur kur i ka kërkuar që t’i jepnin fund lidhjes.

Gjithashtu 22-vjeçarja rrezikoi që të arrestohej për herë të tretë pasi u kthye sërish në shtëpinë e ish-të dashurit të saj, duke injoruar udhëzimet e policisë.

Që nga ndarja, Sofiia ka jetuar në strehim të përkohshëm ndërsa Zyra e Brendshme dhe zyrtarët ukrainas vendosin se cila duhet të jetë lëvizja e saj e ardhshme.

“Është një kohë shumë e vështirë për mua pasi e dua shumë, nuk mund ta lëshoj kaq lehtë dhe jam e humbur këtu pa miq dhe familje. Unë i kam thënë se nuk do të pi më kurrë dhe se mund të jetojmë të lumtur së bashku nëse më jep edhe një shans. Por ai po refuzon dhe nuk e di se çfarë të bëj më pas. Mund të më duhet të kthehem në Ukrainë, sepse nuk mund të jetoj kështu më gjatë”, ka thënë e reja për “MailOnline”.

Sofiia ka shtuar se ka marrë oferta dashurie pas ndarjes nga Tony, por nuk ka qenë e interesuar. Refugjatja ukrainase ka treguar se një milioner me një shtëpi në Londër e kishte gjetur atë përmes rrjeteve sociale.

Sipas saj, ai i kishte ofruar një vend për të jetuar dhe i kishte thënë se kishte një palestër që ajo mund ta përdorte.

Por asaj nuk i pëlqeu ideja, pasi tha: "Unë nuk e njoh këtë njeri. Tingëllon shumë e çuditshme. Ai thotë se është milioner. Por kjo nuk do të thotë asgjë për mua. Tony vlen shumë, shumë miliona”.