Transmetuar më 02-10-2022, 16:34

Tiranë- Goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihen në pranga 3 shtetasit që kryenin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative, se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L. D., 18 vjeç, banues në Tiranë;

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasit L. D., iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Supplier 4”, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Lord Bajron”;

– M. C., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Kristo Luarasi”.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.