Transmetuar më 02-10-2022, 17:47

Ekonomia private e Kinës ka shënuar një zgjerim të shpejtë gjatë dekadës së fundit falë një mjedisi të përmirësuar të tregut, bëri të ditur planifikuesi kryesor ekonomik i vendit.

Numri i firmave private është më shumë se katërfishuar nga 10.85 milionë në 44.57 milionë gjatë 10 viteve të fundit, pasi ka pasur një përmirësim të vazhdueshëm të mjedisit të favorshëm për ekonominë private, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), citon noa.al agjencinë e lajmeve “Xinhua”.

Si rezultat i një sërë masash pro tregut, renditja globale e Kinës për mjedisin e saj të biznesit u rrit në vendin e 31-të në renditjen më të fundit nga e 96-ta në vitin 2013.

Deri në fund të vitit 2021, Kina kishte tërhequr më shumë se 2.6 trilionë dollarë amerikanë investime të huaja direkte.

Numri i ndërmarrjeve jashtë shtetit të financuara nga Kina është rritur nga gati 22.000 në fund të vitit 2012 në më shumë se 45.000 sot, sipas NDRC.