Transmetuar më 03-10-2022, 07:22

Ukrainë-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në Facebook, Zelensky thotë se me Presidentin francez diskutuan rreth kërcënimeve bërthamore nga Rusia.

Ai shpreh mirënjohjen ndaj mbështetjes së Francës dhe kundërshtimin e aneksimit të 4 rajoneve ukrainase nga ana e Rusisë.

Postimi i Volodymyr Zelensky:

Bisedova me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Ne diskutuam rreth rëndësisë për të forcuar mbrojtjen dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Gjithashtu prekëm dhe disa çështje si kërcënimi bërthamor që bën Rusia, situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s. Falenderoj Emmanuel Macron për qëndrimin kundër referendumeve për aneksimin e 4 rajoneve tona nga Rusia.

Ne presim reagime të ashpra nga e gjithë bota kundër veprimeve të paligjshme të Rusisë, madje duke shtrënguar më shumë sanksionet ndaj këtij agresori.