Transmetuar më 03-10-2022, 09:37

Rusi- Rusia kërcënon hapur Ukrainën e madje edhe gjithë fuqitë e mëdha. Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev ka bëri deklarata të forta, kundër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putin ka kërcënuar Zelensky-n me nisjen e një lufte të tretë botërore.

"Zelensky dëshiron të anëtarësohet shpejt në NATO. Ide e mirë. Thjesht i lutet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të përshpejtojë fillimin e një lufte të tretë botërore. Biden njoftoi mosnjohjen e aneksimit të territoreve të reja në Rusi. Madje është për t’u habitur që na kujtoi. Megjithatë është turp. Mund të gjejmë një vend të mirë për të hapur një konsullatë amerikane në rajonet e reja të Federatës Ruse," tha Medvedev.

Ai iu referua edhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stotlenberg, i cili disa ditë më parë deklaroi se NATO ishte e hapur për shtet që dëshiron të anëtarësohet.