Transmetuar më 03-10-2022, 11:56

Ukrainë- Më shumë se 60 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në një njoftim zyrtar, autoritetet ukrainase thanë gjithashtu se kanë shkatërruar më shumë se 2300 tanke.

Sipas Ukrainës, vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 500 ushtarë rusë, teksa ushtria vendase po përparon në territoret e pushtuara, pavarësisht aneksimit nga Rusia.

Ndërkohë nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, deklaroi se vendi i tij kishte humbur 5397 ushtarë në luftë. Po atë ditë, Rusia shpalli mobilizim të pjesshëm të ushtrisë, duke thërritur 300 mijë rezervistë për të luftuar kundër Ukrainës.

Ndërsa Pentagoni tha se 70-80 mijë ushtarë rusë kanë vdekur ose janë plagosur në luftë. (noa.al/M.D)