Transmetuar më 03-10-2022, 13:23

Një histori e dhimbshme që tregon për vuajtjet e pafundme njerëzore. H.P., një 43 vjeçare që jetonte në Korint të Greqisë, i ka dhënë fund jetës dhe u gjet e vdekur në banesë, ndërsa përballej prej kohësh me drama dhe tragjedi.

Aktualisht nëna e saj me të cilën jetonte, dergjet në spital në gjendje të rëndë. Tre muaj më parë kishte humbur babanë. Së fundmi, tri ditë para se të vetëvritej, i vdiq edhe gjyshi. Kurse dhimbja më e madhe ishte vite më parë kur vëllai i dha fund jetës tragjikisht në Qipro ku e kishin çuar ushtar.

E ndërsa vuante këto tragjedi, H.P., kishte pësuar kohë më parë një tjetër dramë, ishte rrëzuar nga ballkoni i pallatit ku banonte duke pësuar dëmtime serioze.

Forca për të jetuar kishte ekzistuar deri tani për fotomodelen e njohur e cila për shumë kohë ishte imazh shumë i pëlqyer në mediat dhe kompanitë tregtare e ato të modës. Ajo kishte punuar me shumë stilistë të famshëm grekë.

Një ditë para se të ndërmerrte aktin e fundit të jetës, 43 vjeçarja ishte në ankth për të ëmën e cila kreu operacion në spitalin e Athinës.

Fqinjët tregojnë se modelja që nuk arriti të krijojë familje, e vuajti shumë serinë e goditjeve fatale që mori nga njerëzit më të afërt. /noa.al