Transmetuar më 03-10-2022, 22:00

UGANDË- Djali i Presidentit të Ugandës, gjeneral Muhoozi Kainerugaba, i ofroi Giorgia Melonit 100 lopë. Në rrjetet sociale shpërthyen komentet për propozimin e pazakontë, me qëllime të dukshme denigruese.

Një provokim, një shaka e keqe, apo një sulm seksist duhet marrë shumë seriozisht. Nuk është i qartë qëllimi i ofertës që gjenerali i Ugandës i bëri përmes rrjeteve sociale Giorgia Melonit, e cila së shpejti mund të marrë frenat e qeverisë së re, duke u bërë kryeministrja e parë femër në Itali.

Djali i presidentit të Ugandës, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, i presidentes së Fratelli d’Italia 100 lopë Nkore , bagëti të vlefshme të rritura nga një komunitet Bantu në Ugandën jugperëndimore.

“Sa lopë do t’i jepnit kryeministrit të ardhshëm të Italisë?” pyeti Kainerugaba ndjekësit e tij.

Nuk është e qartë nëse jemi përballur me një mënyrë për t’i bërë homazhe ose për të mbështetur kryeministren e ardhshme, të cilën gjenerali e cilësoi si “të patrembur dhe të sinqertë”, apo është një mënyrë për ta tallur atë në rrjetet sociale.

“Do t’ju jepja menjëherë njëqind lopë Nkore” , shkruan gjenerali. Tweetet e tij kanë marrë mijëra “like”, edhe për shkak se profili i gjeneralit, i konsideruar si pasardhës i mundshëm i Museveni, ka më shumë se 580 mijë ndjekës.

Është vetë gjenerali ai që shpjegon në një postim të mëvonshëm në Twitter arsyen e këtij propozimi të pazakontë, duke shpjeguar se një dhuratë e këtij lloji është në kulturën e tij një gjest respekti ndaj gruas dhe një kompliment i thjeshtë, pa kuptime të mëtejshme të dyfishta.

“Për miqtë e mi italianë këto janë lopët Nkore. Lopët më të bukura në tokë. E di qe europianët u japin vajzave që duan lule. Nuk e kuptova kurrë. Në kulturën tone ne i japim një vajze lopë “, ka shkruar ai duke publikuar një imazh të bagëtive.