Transmetuar më 03-10-2022, 23:17

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka komentuar në një studio televizive fenomenin e largimit të të rinjve.

Rama: Ka shqiptarë që ikin nga Shqipëria, por ka shqiptarë që ikin nga Greqia, Italia e shumë vende të tjera. Gjithmonë ne duhet të shikojmë kontekstin dhe duhet të shohim si jemi sot në raport me dje dhe si duhet të jemi nesër në raport me sot. Por ne sot nuk u japim dot të rinjve në Kukës atë që u jep Londra dhe Berlini. Po të ishte e mundur, do ta kishin bërë vendet e tjera. Këto janë trende, po të shohësh Norvegjinë, në një periudhë të parë të shekullit XX, pati ikje masive, sot norvegjezët janë sheikët e Evropës. Shiko Irlandën, Italinë. Sot trende ka dhe brenda vendeve, e vetmja mënyrë se si kthehen me forcë është të kedsh diçka ekstra, nëse ne do e kemi, e dhëntë Zoti ta kemi, jemi në pritje për zbulimin e madh të naftës dhe gazit. Atëherë mund t’ju them që për një periudhë relativisht të shkurtër, do të dyfishojmë pensionet e rrogat. Nuk ka shpopullim të Shqipërisë, ka lëvizje, është në natyrën e shqiptarëve që të çajnë botën, ta kenë këtë dëshirë. Dhe falë kësaj lëvizjeje, vendi ka më shumë të ardhura.