Transmetuar më 04-10-2022, 10:46

Tiranë- Tutorët shqiptarë sillnin vajzat në Tiranë si turiste e më pas i shfrytëzonin për disa muaj e më pas largoheshin për tu zëvendësuar me të tjera.

TIRANË- Vajzat e huaja të Tiranë, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion nga shqiptarët paguheshin nga 200 deri në 1000 euro. ‘Reporttv’ ka siguruar dosjen e gjykatës për vajzat e huaja, të cilën bëhet e ditur se ato qëndronin në 4 baza në kryeqytet.

Tutorët shqiptarë sillnin vajzat në Tiranë si turiste e më pas i shfrytëzonin për disa muaj e më pas largoheshin për tu zëvendësuar me të tjera.

Hetimet janë zhvilluar nga shkurti 2022, midis Prokurorisë së Tiranës dhe antitrafiqeve në policinë e Tiranës.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se lidhjet e shqiptarëve me ish-Bashkimin Sovjetik para viteve 90 ndërtuan rrjetin e prostitucionit eskortë në Tiranë. Përgjimet dhe kontrollet në terren zbuluan se si vajzat ishin ndarë në disa zona të kryeqytetit. Vajzat me origjinë ruse ukrainase polake.

Gjykata caktoi detyrim paraqitje për 7 vajzat e arrestuara në flagrancë, Lismar Maryelis John Perez, 28 vjeçe, Leidi Yaritza Anillo Bolano, 23 vjeçe, Yuri Lorena Vargas Sanchez, 28 vjeçe, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, 31 vjeçe, Margarita Grushevskaia, 21 vjeçe, Laura Vanesa Mercado Baselga, 22 vjeçe, Beisi Yusmar Rojas Ruiz 30 vjeçe.