Transmetuar më 04-10-2022, 18:51

SHBA- Evi Kokalari shpërthen ndaj Sali Berishës. Aktivistja, e cila e ka mbështetur hapur ish-kryeministrin Sali Berisha, ditët e fundit është pozicionuar kundër tij duke e akuzuar atë për legjitimitet të gënjeshtrës.

Kokalari ka denoncuar manipulime në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të FRPD-së, ndërsa sot, pasi Berisha takoi kreun e sapozgjedhur të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, aktivistja ka reaguar ashpër.

Kokalari e cila për një kohë të gjatë është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, sot i ka treguar kreut të PD-së turpin, duke shkruar se e ka merituar plotësisht Lulzim Bashën.

"Turp te te vij Sali Berisha!! Ka nje muaj qe na ka rene goja duke te thënë qe po bëhen manipulime. Kam tre muaj qe te thashë qe Kelliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë” Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe keta të kryesise donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmen tende ja dolen. Sot ti legjimitove genjeshtren. E paske merituar Lulzim Bashen i dashur zoteri!!! Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin baze te konservatorizmin. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin per turp në këtë pikë që PDja te hiqej si konservatore. Tashti beni sikur do luftoni Edi Ramën. Ju jeni te gjithë të mbaruar!!". u shpreh Kokalari.