Transmetuar më 05-10-2022, 08:44

Vau i Dejës- Vidhet paratë dhe Benzi në një banesë në Vaun e Dejës.

Ngjara ka ndodhur reth orës 04:25, në fshatin Ashtë.

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Zef Pepaj, një shumë parash dhe automjetin tip "Benz" me targë AB 518 LB, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.

Pas përplasjes me hajdutët, i zoti i banesës ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kjo është vjedhja e tretë brenda pak ditësh në zonat veriore të vendit. noa.al