Transmetuar më 05-10-2022, 03:45

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ngriti një padi për shpifje kundër CNN, duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim, raporton noa.al duke cituar Bloomberg.

Në padinë e ngritur në gjykatën federale në Florida, Trump pretendon se rrjeti amerikan i lajmeve ka përshkallëzuar kohët e fundit një fushatë shpifjeje kundër tij.

Trump thotë se fushata po ndodh sepse rrjeti amerikan Cable News Network ka frikë se ai do të kandidojë për president në vitin 2024.

CNN është përpjekur të njollosë Trumpin "me një sërë etiketimesh gjithnjë e më të egra, të rreme dhe shpifëse, duke përfshirë terma si "racist", "lakei rus", "kryengritës" dhe së fundi "Hitler", vunë në dukje avokatët e ish-presidentit të SHBA në padinë që ata ngritën në gjykatën federale në Fort Lauderdale. /noa.al