Transmetuar më 05-10-2022, 10:39

Helena Seger, 52 vjeçe, jeton me legjendën suedeze të futbollit, Zlatan Ibrahimovic prej dy dekadash. Bashkë kanë edhe dy fëmijë. Ajo ka zbuluar së fundi mënyrën e pazakontë të njohjes dhe takimit të parë.

Modelja suedeze pretendon se shpërtheu me furi ndaj Zlatan, sot 41 vjeç, teksa i tha atij të lëvizte makinën që po bllokonte automjetin e saj. Pikërisht aty ndodhi shkëndija, ishte dashuri me shikim të parë.

Helena Seger has been with Zlatan Ibrahimovic for 20 years

Ajo tha për revistën “Elle”: "Ai e kishte parkuar keq Ferrarin e tij në një parking makinash në Malmo. E kishte bërë këtë në një mënyrë që pengonte Mercedesin tim të dilte. Mjaft ashpër i thashë ta lëvizte menjëherë. Po, aty pa diçka që i pëlqeu tek unë".

Si ajo, ashtu edhe bomberi aktual i Milanit njihen për personalitetin e tyre ndonjëherë të zjarrtë dhe përkushtimin ndaj profesionit të tyre. Seger tha: “Nuk është e lehtë të jetosh me të, por e pranoj, nuk është as me veten time. Mendoj se më pëlqen Zlatan, sepse i qëndroj përballë. Edhe unë kam një sfond të rëndësishëm dhe e kam ndërtuar karrierën time me shumë sakrifica”.

Seger met Ibrahimovic due to him double parking his sports car

Çifti ka dy djem, Maximilian, 16 vjeç, dhe Vincent, 14 vjeç, por pavarësisht se Ibrahimovic dhe Seger janë bashkë që nga viti 2002, ata nuk janë të martuar. Ajo tregoi pse nuk kanë shkuar në altar:

“Martesa mund të më shqetësojë ndjenjën e pavarësisë. Nuk dua të etiketohem thjesht si gruaja e një futbollisti të njohur apo fituese e një konkursi bukurie. Unë mendoj se njerëzit nuk e dinë se sa kam studiuar, punuar dhe luftuar në jetë".

The couple have two kids

Seger është një modele dhe gjithashtu menaxhon portofolin e saj të biznesit. Raportet sugjerojnë se ajo është në krye të një kompanie imobiliare në Itali. Ibrahimovic fitoi titullin e Serie A sezonin e kaluar me Milanin, por ende nuk ka luajtur këtë sezon pasi është jashtë fushave me një dëmtim të keq në gju.

Zlatan Ibrahimovic is a big fan of supercars

Ka pasur pretendime se operacioni në gju mund ta detyrojë atë të pensionohet, por fituesi i 14 herë titujve kombëtarë në liga të ndryshme hodhi poshtë spekulimet duke thënë: "Jam arrogant, pa frikë. Jam mirë, po punoj çdo ditë për t’u rikthyer. Kur të kthehem, do të dëgjohem. Unë do ta bëj me zhurmë".