Transmetuar më 05-10-2022, 11:12

Itali- ngjarje tragjike në Itali. Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Bardhi Brahimaj, i cili banonte në zonën Lurate Caccivio. 40-vjeçari ka humbur jetën ndërsa ishte duke gërmuar një gropë për ndërtimin e një lidhjeje kanalizimesh, teksa ka pasur një rrëshqitje dheu, duke e zënë poshtë. Për pasojë ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Puno0njësit e tjerë dhe zjarrfikësit kanë nxituar për ta nxjerrë nga aty, por Brahimaj u gjet i pajetë.