Transmetuar më 05-10-2022, 12:44

Tiranë- Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilat u arrestuan ditën e djeshme, kanë kërkuar statusin e të penduarit nga drejtësia.

Mësohet se dy vëllezërit që akuzohen se vepronin si vrasës me pagesë, kanë kërkuar dhe që familja e tyre të merret në mbrojtje, pasi do të flasin për disa porosi për vrasje.

Vëllezërit Beqiraj u arrestuan të martën e 4 tetorit gjatë operacionit të koduar ‘Porositësi’, së bashku me 13 persona të tjerë, të cilët bënin pjesë në një bandë vrasësish me pagesë. Banda vepronte në tiranë dhe në Durrës, dhe në këmbim të shumave të mëdha të parave, pranonin kërkesa për ekzekutime.

Kujtojmë se statusin e të penduarit të drejtësisë deri më tani e mban dhe Nuredin Dumani, i cili ka zbërthyer disa nga ngjarjet kriminale më të rënda në vend.