Transmetuar më 07-10-2022, 22:40

Kosovë- Jo vetëm politikë. Jeta ka dimensionet e saj.

Deputetja e Vetëvendosjes ka zbuluar 10 këngët e dashurisë që gjenden në listën e të preferuarave të Albin Kurtit.

Me anë të një postimi në Facebook, Tinka Kurti ka ekspozuar Kryeministrin e Kosovës, në kuadër të mbajtjes së Manifestas (event kulturore) në Prishtinë këtë vit.

“Edhe 25 ditë deri në përfundimin të Manifestas. Të shumtë vizitorët, të shumtë artistët e kontribuesit. Muzika, kumbimi i këtij organizimi, jehon në hapësirat artistike të Manifestas.

Kjo është playlista e Kryeministrit Albin Kurti. Mund ta gjeni në katin e gjashtë i cili i dedikohet dashurisë. 10 këngë dashurie. Rroftë dashuria, poezia e kënga,”-shkruan deputetja krahas një videoje.

Më poshtë gjeni këngët, pse jo mbase ju shërbejnë edhe si një “sugjerim” nga shijet e Albin Kurtit.

Pixies – Hey

Coco – Last of the loving

Tracy Chapman – Fast car

Gloria Lasso – Etranger Au paradis

Mazzy Star – Fade into you

Etta James – Something’s gotta hold on me

Kate Bush – Wuthering heights

Ritfolk – Dëshirë dhe Heshtje

Joy Division – Love will tear us apart

Nina Simone – My baby just cares for me

Ndërkohë, Kryeministri me bashkëshorten dhe vajzën e tij i kanë vizituar veprat e artistëve vendorë e ndërkombëtar që janë pjesë e Manifestas.

“Edhe 25 ditë të Manifesta-s në 25 vende në Prishtinë. Bashkë me Lean dhe Ritën vizituam veprat e artistëve vendorë e ndërkombëtar që janë pjesë e Biennales nomade të artit, Manifesta”, shkroi Kurti në Facebook.