Transmetuar më 19-10-2022, 17:44

Studiuesit kinezë kanë projektuar sistemin "AI-Chemist" në ndihmë të studimeve e eksperimenteve kimike, njoftoi gazeta kineze "Science Daily" në numrin e vet të së mërkurës.

Sistemi i gjithanshëm "AI-Chemist" kryen mbledhjen, përpunimin, analizimin dhe paraqitjen pamore automatike të të dhënave.

Ai është projektuar për të kërkuar automatikisht dhe për të lexuar literaturën përkatëse nga një bazë të dhënash cloud dhe për të propozuar mbi këtë bazë plane eksperimentale.

"AI-Chemist" mund të kontrollojë gjithashtu një robot të lëvizshëm në vend apo në internet për të kryer automatikisht një proces eksperimental të plotë mbi më shumë se 10 stacione pune.

Të dhënat eksperimentale mund të analizohen në të njëjtën kohë me anë të trurit llogaritës të tij, duke lejuar që të propozojë një hipotezë të re për herën e ardhshme të përsëritjes.

Aftësia e sistemit u testua duke caktuar tre detyra të ndryshme lidhur me kiminë, thuhet në një artikull studimor të botuar së fundmi në revistën "National Science Review".