Transmetuar më 24-10-2022, 08:30

Itali – E rëndë në Itali. Një shqiptar i identifikuar si Avni Mecje, akuzohet se ka vrarë bashkëshorten dhe është arratisur drejt Shqipërisë.

Mediat italiane shkruajnë se Alexandra Elena Mocanu, një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania, është ekzekutuar gjatë mbrëmjes së kaluar nga bashkëshorti i saj shqiptar.

E reja është gjetur e mbështjellë me një batanije në banesën ku jetonte çifti, në Bolzano, raporton noa.al.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por gruaja, e cila punonte banakiere, dyshohet se dhunohej vazhdimisht nga shqiptari.

Tashmë kanë nisur kërkimet për shqiptarin. Para se të arratisej, ai ka bërë një telefonatë me një të njohurin e tij, të cilin e ka lajmëruar për krimin dhe për faktin se do të kthehej në Shqipëri.

Më pas është zhdukur pa gjurmë. Autoritetet italiane kanë njoftuar ato shqiptare dhe pritet që në vijim të ketë kontrolle në zonën e Bolzanos. /noa.al