Transmetuar më 27-10-2022, 18:25

Tiranë- Hakersat "HomeLand Justice" publikohnë të dhënat e Kryeministrit Edi Rama.

Në grupin e krijuar në rrjetin social "Telegram", përpos të dhënave që janë nxjerrë, ka edhe një mesazh për kreun e qeverisë: Zoti kryeministër, a u keni thënë njerëzve tuaj se taksat që paguajnë shpenzohen për strehimin e terroristëve të MEK në Durrës? A u jepet njëlloj shqiptarëve tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas?

Mesazhi është bashkëngjitur me një dokument që mban të gjitha të thënat e Ramës duke nisur nga mjetet e identifikimit deri tek numri personal i telefonit dhe të dhëna të tjera.

Po ashtu, janë marrë të gjitha të dhënat nga sistemi TIMs ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Tani mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER – 0000" me kategorinë -DIPLOMATIKE, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Gjithsej, numërohet jo pak, por 274 fluturime me charter.

Dalja e parë e Ramës që është shënuar 1 gusht 2005, kur Rama është larguar për në Vienë, por si një qytetar i "ZAKONSHËM". Ndryshe nga tani që duket se lëviz vetëm me avion, më herët qarkullonte dhe me makinën e tij që tashmë e përdor mesa duket vetëm për lëvizje brenda për brenda Shqipërisë.