Transmetuar më 30-10-2022, 22:09

Policia greke nuk e ka publikuar emrin e atij që ka bërë bujë si përd’hunuesi me tatuazh i Paleo Faliro në Athinë, megjithatë ka konfirmuar se ai ka kaluar në stacionin kufitar të Kakavisë më 27 tetor në orën 01:00 të mëngjesit dhe ndodhet në Vlorë ku po qëndron i fshehur tek shtëpia e të atit.

45 vjeçari akuzohet se ka përd’hunuar një 34 vjeçare greke si dhe ka rrëmbyer e tentuar të përd’hunojë një 24 vjeçare, në dy ngjarje që ndodhën brenda një dite, fundjavën e kaluar në kryeqytetin grek.

Ai u largua më 27 tetor dhe shkoi në Shqipëri, pasi askush nuk e kërkonte zyrtarisht në atë kohë”. Sikurse raporton noa.al, lëshimi i fletarrestit ndërkombëtar është vonuar mjaft.

Burri i dyshuar ka një të afërm që ka dalë nga burgu së fundmi, që e ka ndihmuar, e po ashtu ka edhe të afërm të tjerë që u ka shkuar pranë. Noa.al konfirmoi edhe faktin se gjatë natës së të shtunës dhe të dielës, policia shqiptare shkoi në banesën e familjes në Vlorë.

Këtë e pohoi në TV grek edhe nëna e 45-vjeçarit.

Në Mega Channel, ka folur nëna e 45 vjeçarit. Ajo tha se edhe ajo kishte rënë viktimë e akteve të tij të dhunshme.

Nëna e tij tha se jetoi një jetë duke u torturuar:  “Ka këto 4 vitet e fundit që ka jetuar me të, e ka trajtuar shumë keq. Siç më tha ai e shkatërroi atë. I ka marrë paratë e rrogës së punës, e ka rrahur. Mi tregoi këto dhe kjo nuk është e lehtë për një nënë”, tha Angeliki Nikolouli, në emisionin Dritë në Tunel në Mega duke treguar bisedën me nënën e 45 vjeçarit.

“Ky nuk është fëmija që kam rritur”, tha nëna e përd’hunuesit me tatuazh, duke shtuar: “Nuk kam më djalë, për mua ai është i vdekur”.

E kam fshirë dhe po e “qaj” si të vdekur”, shtoi nëna e 45-vjeçares, e cila pranon se u bë vetë “objektivi” i sjelljes së dhunshme të përd’hunuesit, i cili e sulmonte vazhdimisht.

“Po jetonte një torturë, por uli kokën dhe vazhdoi jetën kështu”, shtoi Angeliki Nikolouli për nënën e 45-vjeçares.

"Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem më, e ndjej se ka vdekur. Nuk e dua atë, jam 70 vjeçe. Më merrte pensionin, ai pi alkool, birra. Policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë”, tha nëna e 45-vjeçarit shqiptar për televizionin grek ERT.

Gjithashtu, Nikolouli zbuloi se 45-vjeçari kishte kryer një tjetër sulm ndaj një gruaje gjashtë muaj më parë.

Më pas, në një mënyrë të panjohur, ai kishte arritur të joshte një të re në shtëpinë ku jetonte me nënën e tij, e dhunoi, e plagosi rëndë dhe ajo u shpëtua kur fqinjët dëgjuan britmat e saj dhe thirrën policinë.

Në fakt, këtë fakt e ka konfirmuar edhe nëna e 45-vjeçarit.

I dyshuari, 45 vjeç, shtetas shqiptar me emigrim prej vitesh në Greqi, është baba i dy fëmijëve. Ai konsiderohet alkoolik dhe shpesh krijon probleme.

Gentian Mullai, zëdhënës i Policisë së Shtetit, pohoi se pas marrjes së sinjalit nga policia greke, policia shqiptare ka nisur një gjueti dhe po kryen kontrolle për gjetjen dhe kapjen e të akuzuarit, pa sukses deri tani. /noa.al

📸 Frikë në Greqi, shqiptari sulmon e përd’hunon vajza, policia: Iku në Vlorë, por ja kush është!