Transmetuar më 31-10-2022, 22:56

SHBA- SHBA i kërkoi Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të shtyjë afatin për targat.

Por pavarësisht përpjekjeve të Sekretarit Blinken ai refuzoi ta bëjë këtë. Duke folur të hënën se çfarë do të bëjë administrata Biden nëse kryeministri Kurti vazhdon t’i thotë jo Sekretarit Blinken dhe Shteteve të Bashkuara dhe në fund, BE-së, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se mesazhi i administratës së Bidenit për Kurtin është i qartë.

"Përpjekjet tona janë në vazhdimësi. Ju e dini që ne lëshuam një deklaratë javën e kaluar për të bërë shumë të qartë besimin tonë dhe besimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë se qeveria e Kosovës duhet të zgjasë periudhën e zbatimit,” tha Price.

Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova ka të drejtë t’i zbatojë këto ndryshime sipas Marrëveshjes së Brukselit, fakt të cilin qeveria serbe e konteston sipas marrëveshjes së nënshkruar.

“Jemi të zhgënjyer. Jemi të shqetësuar që qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për zbatimin. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne do të mbetemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë në rajon. Ne do të mbetemi në kontakt të ngushtë me BE-në që po lehtëson këtë dialog”, shtoi Price.

Qeveria e Kosovës njoftoi se nga nesër, më 1 nëntor, Policia e Kosovës do të fillojë me paralajmërimet policore për serbët që të pararegjistrojnë targat e tyre. Më pas, nga 21 nëntori do të fillojnë t’u japin 150 euro gjoba të gjithë serbëve që refuzojnë të respektojnë.

Po ashtu Price wshtw pyetur nëse Blinken pajtohet me hapin e kryeministrit Kurti për të gjobitur popullatën serbe në Kosovë dhe nëse jo, çfarë do të sugjeronte administrata Biden si mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje.

“Ne kemi qenë të qartë publikisht dhe privatisht se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kërkon një vonesë të plotë në zbatimin e këtyre çështjeve. Ne nuk shohim një vonesë të pjesshme. Ne nuk shohim zbatimin me faza. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga qeveria e Kosovës një vonesë të plotë të zbatimit”, ka thënë Price.