Transmetuar më 01-11-2022, 08:56

Të nderuar lexues, ky është horoskopi ekspres nga Paolo Fox për muajin nëntor 2022. Astrologu i njohur italian bën një përmbledhje të parashikimit përmes leximit të yjeve për të 12 shenjat e zodiakut. 

Dashi : Shqetësimet profesionale që keni pasur deri në muajin e kaluar do të zhduken gradualisht në nëntor. Për ndjenjat, të gjitha dashuritë dhe marrëdhëniet që do të lindin në këto javë do të jenë mjaft intriguese. Në të gjitha çështjet e biznesit, ka mundësi që gjatë këtij muaji të mos ketë shumë qetësi. Të lindurit në këtë shenjë mund të krijojnë disa projekte që do të përfundojnë në mars ose prill 2023. Këto janë parashikimet e Paolo Fox për dashin në nëntor 2022.

Demi për muajin nëntor 2022 sipas Paolo Fox: Do t’ju duhet të kaloni disa periudha të vështira gjatë muajit që po nis, por nuk duhet të dekurajoheni pavarësisht se nuk jeni aktualisht në një zodiak brilant. Kështu, pak shqetësim për punën dhe fatkeqësisht nuk ka garanci në nivel profesional. Një muaj mjaft i paqartë kur bëhet fjalë për ndjenjat. Debate do të ketë mjaftueshëm në nëntor.

Binjakët : Së shpejti Jupiteri nuk do të jetë më përballë, prandaj, duke qenë më të lirë, do të mund të veproni lirshëm. Nga ana tjetër ka një fazë rikuperimi që po vjen. Ky muaj i ri, sipas parashikimeve të Paolo Fox për nëntorin 2022, do të shkaktojë disa ngadalësime në vendin e punës. Për këto javë, në dashuri mund të mungojë pasioni i nevojshëm. Beqarët do të priren të jenë të kujdesshëm dhe për këtë arsye do të vazhdojnë me frenat e dorës, duke iu frikësuar lidhjeve serioze.

Gaforrja, parashikimet e Paolo Fox : Në aspektin profesional, ky do të jetë një muaj interesant. Situata do jetë intriguese edhe në dashuri sepse edhe takimet do të jenë të favorizuara. Do të ketë një rikuperim të mirë edhe në planin fizik. Yjësi e bukur për të lindurit e kësaj shenje. Nuk do të ketë ndryshime të mëtejshme që do të prishin planet e tyre. Favorizohen dashuria dhe mbi të gjitha historitë që lindin në këtë periudhë.

Luani : Mund të jetë një muaj shumë me fat në nivel pune, sipas parashikimeve të Paolo Fox për nëntorin e 2022. Suksesi mund të vijë gjatë këtyre javëve. Yjet duken negativë për dashurinë, do të ketë ndërlikime për shumë lidhje. Fundi i nëntorit do të jetë një periudhë më e mirë se fillimi. Do të përjetoni tension të madh në vendin e punës. Të paktën do të jeni në gjendje të ngushëlloni veten me një Venus të favorshëm, që do të ndihmojë në zbutjen e këtij tensioni jo të shëndetshëm.

Virgjëresha : Gjatë këtij muaji, sipas parashikimeve të Paolo Fox për shenjën e Virgjëreshës, do të ketë një farë kompromisi që duhet të pranoni në lidhje me punën tuaj. Pjesa e parë e nëntorit do të jetë shumë e mirë për ndjenjat, sigurisht më e mirë se pjesa e dytë. Nga mesi i muajit gjithçka do të bëhet shumë më e vështirë. Sakaq, muajt ​​e ardhshëm do të jenë muaj zgjedhjesh, për të lindurit e kësaj shenje. Do të preken bujarisht nga Jupiteri.

Peshorja : Për këtë muaj, sipas parashikimeve të Paolo Fox do të ketë planetë në favor të shenjës tuaj që do të ndihmojnë në çështjet e punës. Hapa përpara për marrëdhëniet dhe dashurinë. Me siguri pjesa e parë e nëntorit do të jetë shumë më e lodhshme se e dyta. Të lindurit në këtë shenjë do të duhet të rishikojnë pak pozicionet e tyre. Kujdes nga rikuperimi i historive të dashurisë që kanë humbur përgjithmonë, ndryshe, nga dhjetori nuk do të jetë e mundur të ktheheni pas.

Akrepi : Do të ketë disa vështirësi në vendin e punës. Aq më tepër për ata që kanë pasur kritika. Mirë duken gjërat për ndjenjat sepse do të ketë sërish dëshirë. Megjithatë nervozizmi mund të ikë e të vijë gjatë gjithë kohës, arashikimet e Paolo Fox për nëntorin 2022 nuk lënë shumë dyshime. Në nëntor do të jetë e mundur të hapen shtigje të reja. Martesat dhe bashkëjetesat do të jenë të favorizuara.

Shigjetari : Kjo do të jetë shenja më me fat këtë nëntor, në sajë të Venusit dhe Jupiterit të favorshëm. Vetëm ata që me të vërtetë kënaqen me emocionet do të shpërblehen. Duke filluar nga dita e 16-të e nëntorit 2022 do të ketë disa yje shumë të mirë, në favor të punës. Dhe planetët do të jenë interesantë edhe për dashurinë ose për të rikuperuar një dëshirë të caktuar. Nga gjysma e dytë e muajit, sipas parashikimeve të Paolo Fox, sigurisht që energjitë do të jenë më interesante për sa i përket mirëqenies personale.

Bricjapi : Këtë muaj, sipas horoskopit të Paolo Fox, do të mbroheni nga yjet për sa i përket punës. Sigurisht më shumë se në tetor. Yjet do të jenë të favorshëm edhe për situatën sentimentale. Jeta dashurore do të jetë e sigurt për këto javë. Marrëdhënie të shkëlqyera sentimentale sidomos në ditët e fundit të nëntorit.

Ujori : Këtë muaj Ujorët do të korrin shpërblimet e punës së tyre të vështirë të mbjelljes në muajt e mëparshëm. Por jeta e tyre në çift do të bëhet më pak e rënduar se më parë. Kujdes në pjesën e parë të muajit, sipas horoskopit të Paolo Fox, në fakt, mund të ketë disa probleme në punë. Disa çifte në krizë do të duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje lidhjes këtë periudhë. Sepse në dashuri do të ketë shumë tensione. Kujdes edhe për nivelin e shëndetit dhe mirëqenies.

Peshqit : Pjesa e parë e muajit, sipas horoskopit të Paolo Fox, do të jetë e favorshme për punën. E dyta do të jetë shumë më pak. Do të jetë një periudhë shumë intriguese për ndjenjat. Do të mund të filloni përgatitjet për forcën e madhe që vjen në muajin e fundit të 2022. Sukses i madh për projektet që kanë lindur në këtë periudhë fatlume dhe sfiduese. /noa.al