Transmetuar më 03-11-2022, 09:37

Në përpjekje për ta bërë më të lehtë ruajtjen e linqeve, shënimeve dhe kujtesave, platforma e mesazheve WhatsApp thuhet se po teston një veçori të re, që do t’ju lejojë t’i dërgoni mesazhe vetes më lehtë. Sipas WABetaInfo, WhatsApp tani po teston disa përmirësime për dërgimin e mesazheve tek vetja për disa testues beta në aplikacionet e tij beta për Android dhe iOS.

Sipas raportit të IANS, WhatsApp tani po kryen një test të vogël duke ndarë “mesazhe me veten” për një grup të përzgjedhur përdoruesish. Ndërkohë, sipas WABetaInfo, WhatsApp ka të ngjarë të sjellë një veçori të re të privatësisë, në të cilën kompania do të bllokojë aftësinë për të bërë screenshot-e të fotove dhe videove që ndahen në opsionin “Shiko një herë”.

Ndërkaq, pas “pushtimit” që avatarët e stilit Bitmoji të Facebook i bënë Instagram dhe Messenger, tani ato po vijnë edhe tek WhatsApp. Sipas një raporti nga WABetaInfo, WhatsApp po e shpalos mbështetjen e tyre për avatarët e personalizueshëm në beta-n më të fundit në Android, por vetëm për disa përdorues.

Ata që kanë qasje në këtë veçori do ta shohin një kategori të re “Avatar” në menu-në e parametrave të cilën ata mund ta përdorin për ta personalizuar versionin e tyre digjital. Rikujtojmë, se së fundmi drejtuesit e WhatsApp janë duke punuar për të sjellë gjithashtu 5 ndryshime të rëndësishme në aplikacion dhe këto tashmë janë në fazë testimi. Aplikacioni ka nisur testimet e ndryshimeve të rëndësishme në versionin e tij Beta dhe ato mund të aktivizohen në një periudhë jo të largët.