Transmetuar më 06-11-2022, 09:31

Kosovë- Rreth dy vite më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti për tu paraqitur në Hagë.

Djali i tij, Endriti me anë të një “InstaStory” ka kujtuar një pjesë të deklaratës së ish-presidentit, ku e kishte lajmëruar dorëheqjen.

“Kjo nuk është lamtumirë por vetëm mirupafshim”, shkroi ai krahas fotos së babait të tij, ish-kreut të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçit.