Transmetuar më 07-11-2022, 20:55

"Nga teoria e relativitetit special del se masa dhe energjia janë të dyja manifestime të ndryshme të së njëjtës gjë."

Një video e rrallë e Albert Ajnshtajnit që shpjegon ekuacionin më të famshëm të relativitetit dhe ndoshta ekuacionin më të famshëm në historinë e shkencës, është bërë virale në Twitter ditët e fundit.

Në videon bardh e zi, fizikani gjerman shpjegon ekuacionin E=mc 2 i cili përshkruan ekuivalencën e masës dhe energjisë.

Simboli E korrespondon me energjinë e një trupi në qetësi, m me masën e tij dhe c me shpejtësinë e dritës në vakum, rreth 300,000 kilometra në sekondë.

Ekuacioni historik rrjedh nga teoria e relativitetit special, teoria e Ajnshtajnit që përshkruan marrëdhënien midis hapësirës dhe kohës. 

Ideja e ekuivalencës së masës së energjisë hapi rrugën drejt energjisë bërthamore dhe armëve bërthamore, ku një pjesë shumë e vogël e masës së materialit origjinal radioaktiv shndërrohet në rrezatim.

Rreth një dekadë pas relativitetit special, Ajnshtajni formuloi teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm, e cila merret me shtrembërimin e kohës dhe hapësirës sipas masës dhe shpjegon gravitetin si rezultat i këtij shtrembërimi.

Siç thotë Ajnshtajni në video, "nga teoria e relativitetit special del se masa dhe energjia janë të dyja manifestime të ndryshme të së njëjtës gjë – një ide disi e panjohur për mendjen mesatare."

“Për më tepër, ekuacioni në të cilin energjia është e barabartë me masën e shumëzuar me katrorin e shpejtësisë së dritës tregoi se edhe sasi shumë të vogla të masës mund të shndërrohen në sasi shumë të mëdha energjie dhe anasjelltas.

Ekuivalenca e masës dhe energjisë, përfundon Ajnshtajni, u demonstrua eksperimentalisht në vitin 1932 nga John Cockcroft dhe Ernest Walton.

Dy studiuesit, raporton IFLScience që citon noa.al, bombarduan objektivat e beriliumit dhe litiumit me një rreze protonesh për të ndarë litiumin në helium. 

Ata matën energjinë kinetike të bërthamave të heliumit dhe zbuluan se ajo ishte më e madhe se energjia totale fillestare e bërthamave të protoneve dhe litiumit. 

Ata gjithashtu konfirmuan se kjo rritje e energjisë shoqërohej me humbje të masës.

Pasi konfirmuan gjetjet me eksperimente me elementë të tjerë, Crowcroft dhe Walton iu dha Çmimi Nobel në Fizikë në vitin 1952. /noa.al