Transmetuar më 08-11-2022, 21:32

Tiranë- Një rast i paprecedentë është shënuar në kryeqytet. Policia ka shoqëruar dy 13-vjeçarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin hapur një adresë false në Instagram me emrin Ana Shehu.

Të miturit kontaktonin “viktimat” dhe linin takim me ta. Gjatë komunikimit, të miturit i jepnin adresën e apartamentit ku do të takoheshin dhe i kërkonin 100 euro. Por mënyra që ata kishin zgjedhur për të marrë lekët është “intriguese’.

Adoleshentët i kërkonin “viktimave” që kur të futeshin në pallat, në hyrje të linin një zarf me shumën prej 100 eurosh.

Ky ishte kushti që i vendosnin klientëve për tu ngjitur më pas në apartamentin e “Anës” për të zhvilluar takimin.

Shuma e parave merrej nga dy të miturit që prisnin viktimat në hyrje të një pallati në territorin e komisariatit nr. 4 dhe më pas largoheshin.

Klientët trokisnin në një banesë ku nuk i përgjigjej askush.