Transmetuar më 15-11-2022, 17:53

Asnjë humbje jete dhe 36-raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 637 testime.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki:

22 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Dimal.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 36 Të shëruar në 24 orë 12 Të shtruar në spitale 3 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 637

Testime totale 2,003,650 Raste pozitive 332,070 Raste të shëruara 328,279 Raste Aktive 197 Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144 Vlorë 15 Fier 12 Gjirokastër 10 Elbasan 5

Berat 4 Shkodër 3 Lezhë. 2 Durrës 2