Transmetuar më 25-11-2022, 08:00

Arabia Saudite shpëton Italinë. Në fakt, sauditët mundën Argjentinën 2-1 në ndeshjen e tyre të parë të Botërorit të Katarit, duke ndalur serinë e pamposhtur të amerikano-jugorëve në 36.

Axurrët e drejtuar nga Roberto Mancini mbeten kësisoji kombëtarja me serinë më të gjatë të pamposhtmërisë, pra 37 ndeshje. Në Katar ndodhi surpriza e parë e Botërorit të këtij fundviti.

Arabia Saudite, e cila e pa veten në disavantazh që në minutën e 10-të, kur penalltia u kthye në gol nga Messi, arriti ta përmbyste rezultatin në fillim të pjesës së dytë me dy gola "vdekjeprurës".

Më pas përpjekja e Di Marias dhe e shokëve të tij për të kërkuar golin e barazimit ishte e kotë, pavarësisht gati 14 minutave kohë shtesë të lejuar nga arbitri kryesor.

Seria e Italisë prej 37 ndeshjesh radhazi pa humbje është rekordi më i fundit. Kjo pamposhtmëri u arrit me Roberto Mancini në pankinën axurre dhe filloi në vitin 2018, për t’u ndërprerë tri vite më vonë në Milano, me suksesin 2-1 të Spanjës, në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.

Kjo ishte humbja e parë në shtëpi për axurrët, në ndeshjet zyrtare, që nga viti 1999. Italia kishte thyer rekordin e mëparshëm prej 35 ndeshjesh pa humbje të vendosur nga Brazili dhe Spanja.

Dhe ata e bënë këtë duke barazuar 0-0 me Zvicrën, më pas mposhtën Lituaninë 5-0. Në këto 37 ndeshje të Italisë, 30 kishin qenë fitore dhe 7 barazime. Në total 93 gola të shënuar dhe vetëm 12 të pësuar.