Transmetuar më 26-11-2022, 18:58

TIRANË- Bora Ferri, vajza e aktorit të ndjerë Xhevdet Ferri i ka kushtuar disa rreshta prekës babait të saj. Sot, në ditën kur aktori durrsak do të mbushte 62 vjeç, ajo shkruan se do të donte ta kishte pranë.

“Unë: Babo e shtyva udhëtimin që të jem këtu në datë 26! Ti: Po ik o Bora bëj planet e tua. I fryn burri 50 e kusur vjeç qirinjve!! “Nuk e di pse e kishe aq zët ditën e lindjes tënde. Unë e doja shumë sepse shënjonte një vit të kaluar bashkë. Sot, do kishim bërë të njëjtin debat si më sipër. Do të kishe thënë: Burri 62 vjeç…. Do doja shumë të ma kishe thënë babo,”- shkruan Bora Ferri në një postim.

Xhevdet Ferri ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, më 16 janar të 2020-ës pas një beteje me një sëmundje të rëndë.