Transmetuar më 28-11-2022, 18:16

Itali- Aksident tragjik në Itali.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në provincën e Ankonës, ku një autoambulancë e Kryqit të Kuq Italian është shqtypur nga një kamion. Sipas mediave vendase, kamioni më pas është përmbysur në kthesën e autostradës A14. Nga aksidenti humbën jetën 2 persona, një pensionist 81-vjeçar dhe drejtuesi i ambulancës, një 27-vjeçar. Një burrë tjetër, një ndihmës mjek, i plagosur rëndë, u transferua urgjentisht në spitalin rajonal Torrette në Ankona. Shoferi rumun ka mbetur i padëmtuar, por është në gjendje shoku.

Kamioni, i cili ishte plotësisht i ngarkuar, ra përgjatë rrugës, duke shtypur ambulancën që udhëtonte në drejtim të kundërt. Të gjithë personat brenda ambulancës mbetën të bllokuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 dhe operacionet e rikuperimit të viktimave kanë zgjatur për orë të tëra.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi saktësisht përmbysjen e kamionit, por besohet se ka qenë një çekuilibër në ngarkesë. Në vendngjarje kanë qenë zjarrfikëset, personeli mjekësor i 118, dy patrulla të policisë rrugore nga Senigallia dhe Ankona, të cilët po hetojnë vrasjen në rrugë.