Transmetuar më 29-11-2022, 08:53

Cristiano Ronaldo gjithmonë luan kundër historisë, ose më mirë për historinë. Ai dëshiron të fitojë Kupën e Botës, e ëndërron me Portugalinë e tij, por gjithashtu dëshiron të ngjitet në renditjen e sulmuesve të të gjitha kohërave të Kupës së Botës. Çdo gol do t’i lejonte atij të kapërcejë shumë legjenda të futbollit.

Me golin numër 8, atë kundër Ganës, ai arriti Maradonën dhe Messi, pak më pas, e barazoi. Kundër Uruguajit ishte i bindur se kishte arritur kuotën e 9 golave, por FIFA, duke parë pamjet e golit të yllit portugez ndaj “Celestes”, vendosi që mos t’ia caktojë atij, por Bruno Fernandes, autor i një krosi të suksesshëm.

Ndeshja ishte e bllokuar, siç pritej, mes Portugalisë dhe Uruguajit. Vetëm një episod mund ta zhbllokonte, ose një gabim. Gabimi u bë nga Varela, i cili nuk e materializoi me praninë e tij pozicionin jashtë loje. Ai nuk u kthye pas dhe e la Ronaldon të lirë për të goditur.

Kështu menduan ata që po ndiqnin ndeshjen në Grupin H, të fundit të xhiros së dytë. CR7 mbërrin me kokë te topi, duket sikur e prek pak atë dhe vetëm me lëvizje çorienton portierin uruguajan Rochet, që qëndron i palëvizur ndërsa sheh topin në rrjetë.

1-0 e Portugalisë festohet me të gjitha mënyrat. Uruguaji është kundërshtar i fortë, eliminoi portugezët nga Botërori katër vite më parë dhe ky sukses garantonte 1/8-finalet. Ronaldo lufton me dhe për historinë dhe nëse dëshiron të marrë golin numër 9 duhet një festë e madhe gjithëpërfshirëse. Arbitri pret VAR-in, që konfirmon: gjithçka është në rregull.

Por duke parë pamjet, shihet se Cristiano Ronaldo nuk e ka prekur topin as me një tufë flokësh. Pra, goli i takon atij që bëri krosimin dhe ai është Bruno Fernandes, i cili pa brohoritje futet në listën e shënuesve.

Më pas Bruno Fernandes dyfishoi epërsinë, duke konvertuar në gol penalltinë, të cilën Ronaldo nuk e goditi dot sepse u zëvendësua nga trajneri Fernando Santos. Goli i 7-të më 2022 me Portugalinë për mesfushorin e Manchester United, i cili rritet në 2 gola në tabelën e golashënuesve të Kupës së Botës 2022 në Katar.