Transmetuar më 29-11-2022, 13:37

Jo vetëm Francesco Totti me Noemi-n e tij. Edhe Ilary Blasi duket se ka gjetur një dashuri të re. Pas muajsh thashetheme dhe lidhjesh të pretenduara, por të mohuara në mënyrë rigoroze, si flirti me zhvilluesin romak të pasurive të paluajtshme Edmondo Israilovici, fotot e publikuara ekskluzivisht nga revista javore “Chi” zbulojnë historinë e vërtetë të dashurisë së prezantueses televizive.

Në fakt, Ilary është “kapur mat” në aeroportin e Cyrihut, në shoqërinë e një burri. Quhet Bastian, biznesmen gjerman me një fizik të fuqishëm, që jeton në Frankfurt dhe së fundi është takuar me showgirl-in.

Të dy kaluan fundjavën së bashku në një hotel luksoz me SPA private dhe u përjetësuan gjatë një puthjeje pasionante në fund të “arratisjes dashurore”. Një udhëtim që i ktheu buzëqeshjen (pothuajse) ish-gruas së kapitenit historik të Romës.

La cover di "Chi" con gli scatti a Ilary Blasi

Ndryshe nga Ilary, Totti e zyrtarizoi fejesën me Noemi Bocchi disa kohë më parë. “Pupone” dhe partnerja e tij e re janë kthyer së fundi nga Dubai, ku morën pjesë së bashku, për herë të parë gjatë një eventi publik, në ceremoninë e “Globe Soccer Award”.

Megjithatë, të dielën e kaluar numri historik 10 i Romës zgjodhi të rishfaqet në Trigoria për të ndjekur ndeshjen e verdhekuqve U-18, ku luan djali i tij i madh Cristian. Përkrah Francesco u shfaq edhe Noemi. Një konfirmim sesi historia mes të dyve po vazhdon në mënyrën më të mirë.