Transmetuar më 29-11-2022, 18:15

Teksa prej muajit gusht nuk ka ende asnjë gjurmë mbi Ervis Martinajn, xhaxha i tij Faik Martinaj ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai është shprehur se në zgjedhjet e vitit të kaluar, Rama u ka dhënë mesazh.

Gjatë emisionit “Pa gjurmë” ai ka thënë se Edi Rama e ka zhdukur nipin e tij, dhe akuzon se kanë fshehur kufomen e tij.

“Me datën 9 gusht ka humbur, deri në 7 e 23 minutë të pasdites kemi pasur kontaktin e fundit. ‘Kujdesni nga shtëpia’, ka qenë mesazhi i fundit i tij. Ata ishin 6 banda që ishin të lidhura me qeverinë. Krimineli Edi Rama që në zgjedhjet e prillit të kaluar na ka dhënë mesazhin.

Zhdukja e nipit është nga kryeministri me bandat e tij. Kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim është Edi Rama. Atij nuk i intereson ta zbulojë. Hasmi të vret, shteti i zhduku kufomën. Në zgjedhjet e prillit të kaluar, ka deklaruar në TV që ia dijë targën e makinës së Visit dhe se do ta gjejë. 6 bandat janë ato që kanë zaptuar pronat në jug”, është shprehur Faik Marinaj.